Kjo e diele ishte parashikuar si dita kur Christian Eriksen do të ishte në tribunën e “San Siros” për të ndjekur nga pranë ekipin e tij të ardhshëm. Ndryshe nga se flitej në mediat italiane, danezi mungoi në apel duke shtuar më shumë dyshimet mbi transferim e tij në Milano. Përpara sfidës kundër Cagliari, Beppe Marotta është rrethuar nga gazetarët ku sigurisht interesimi më i madhe ishte mbi Eriksen:

Inter Milan Confirm Talks To Sign Christian Eriksen From Tottenham
Inter Milan Confirm Talks To Sign Christian Eriksen From Tottenham

“Të gjithë e dinë se po negociojmë prej kohësh me Tottenham. Eriksen i skadon kontrata më 30 qershor, personalisht jam shumë optimist dhe shpresoj që të mbyllet sa më shpejt pavarësisht se merkato mbyllet të premten. Shpresojmë që ta mbyllim këtë marrëveshje në ditën në vijim. Do të vij një lojtar i mirë”, u shpreh drejtori sportiv i Interit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: