Christian Eriksen nuk është akoma një lojtar i Interit por kjo shihet si një marrëveshje e destinuar të mbyllet në ditët në vijim. Takimi i fundit ndërmjet palëve nuk solli firmën që të gjithë prisnin por mes palëve është programuar një tjetër takim. Mes ofertës dhe kërkesës ka ende diferenca, “gjelat” nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre prej 20 milion euro ndërsa Inter është i detyruar të bëjë një ofertë të re. Parimisht palët kanë rënë dakord për bazën, 15 milion euro kesh ndërsa po negociohet për bonuset, Inter nga 3 duhet të ofroj 5 milion euro bonuese për ti vendos në dispozicion trajnerit Conte mesfushorin që aq shumë dëshiron.

Inter Milan Confirm Talks To Sign Christian Eriksen From Tottenham
Inter Milan Confirm Talks To Sign Christian Eriksen From Tottenham

Tottenham kërkon të mbyll sa më shpejt çështjen Eriksen dhe as që kanë ndërmend të presin më gjatë Interin, madje janë të gatshëm t’ia shesin edhe Barcelonës, skuadër gjithashtu e interesuar, por nga mediat italiane kjo lëvizje e Tottenham shihet si presion ndaj klubit zikaltër. Në këtë pikë është e vështirë të thuash më saktësi se kur do të zbarkoj Eriksen në Milano por zërat që qarkullojnë flasin se danezi do të jetë në tribunën e “San Siros” të dielën në sfidën që Inter do të luaj kundër Caglieri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb