Tronditja që i shkaktoi Udinese, humbja e tretë në 7 ndeshjet e para në Serie A, kanë futur Inter në krizë të thellë, aq sa së fundmi është vendosur ndjeshëm në dyshim edhe e ardhmja e Simone Inzaghi-t.

Ndryshe nga perceptimi i opinionin, Inzaghi shprehet i bindur se ka ende ekipin nga pas, nuk ka përçarje në dhomat e zhveshjes. Në sytë e të gjithëve problemet janë shumë të qarta:

Ipp20210426 Football Soccer: Serie A, Lazio Rom Ac Mailand, Simone Inzaghi Allenatore Della Lazio (verwendung Nur I
Ipp20210426 Football Soccer: Serie A, Lazio Rom Ac Mailand, Simone Inzaghi Allenatore Della Lazio (verwendung Nur I

E para largimi i Perisic, klubi nuk arriti ta zëvendësojë si duhet. Skriniar është shumë lart formës optimale, mbase i kushtëzuare shumë edhe nga një merkato e gjatë ku ishte me një këmbë jashtë Milanos. Brozovic është jashtë forme, ndërsa mbeten në pritje që Lukaku të kthehet në fushë dhe në formë.

Duke qëndruar te Lukaku, sulmuesi belg është rikthyer këtë të martë në fushë për të nisur stërvitjen i diferencuar.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi është i bindur se ekipi është me të, ka mbështetjen e Curva Nord dhe besimin e Marotta-s. Sfida kundër Romës, e para pas rikthimit nga pauza, shihet nga trajneri si ndeshja e duhur për të larguar krizën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: