Në pritje që Steven Zhang të rikthehet në Milano, zyrtarisht ka zbarkuar Jorge Messi, babai i Leos. Messi ka zgjedhur Milanon si rezidencën e re fiskale për familjen e tij, kaq ka mjaftuar që tifozët të vijojnë të ëndërrojnë për goditjen e shekullit. Sipas mediave italiane, presidenti i Inter dhe babit i Messit mund të takohen në ditët në vijim por për momentin çdo gjë është në rrafshin e ideve dhe thashethemeve. Fakt është që presidenti i Interit po zhvillon sondazhe të ndryshme me sponsor të fuqishëm për të kuptuar se me çfarë fature mund të vesh Messi fanellën zikaltër, gjithnjë nëse numri 10-të i Barcelonës vendos të mos rinovoj kontratën e tij e cila i skadon në 2021.

Messi
Messi

Rastësi apo jo, babait i Messit ka zgjedhur rezidencën e re të familjes së tij shumë pranë me atë të Interit. Në Kinë, grupi Suning, më shumë se sa një lëvizje sportive e sheh transferimin e Messit tek Inter si një biznes, për sa kohë është e tillë, gjithçka mund të ndodh, fundja edhe Ronaldo tek Juventus në fillim dukej e pamundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: