“Duhen lider si unë në fushë, si Arturo Vidal, Nicolo Barella apo Alexis Sanchez. Vetëm me këtë sjellje në fushë mund të transformosh mentalitetin e skuadrës”, fjalë këto të thëna nga Romelu Lukaku në një intervistë për mediat belge. Ky apel i sulmuesit nuk mund të anashkalohet nga drejtuesit e Inter, aq më tepër në këtë pikë, ku Conte, Marotta dhe Ausilio u takohen për herë të parë për të projektuar merkaton e dimrit. Ideja është e qartë, kjo do të jetë një merkato pa shpenzime të mëdha, thjeshtë lëvizje të kujdesshme.

Conte
Conte

Fillimisht do të veprohet në merkaton në dalje, dy emrat e parë janë Eriksen dhe Nainggolan, ky i fundit pritet të rikthehet tek Caglieri ndërsa mbetet për Eriksen çështja është pak me e komplikuar pasi danezi mund të përfshihet edhe në shkëmbimin e ndonjë lojtari, i njëjti diskutim edhe për Perisic e Vecino. Në varësi se si do të shkoj merkato në dalje, Inter më pas do të fokusohet për ti vendosur në dispozicion trajnerit një mesfushorë dhe një sulmues. Gomez mbetet një pistë e hapur pavarësisht se kohët e fundit ka dhënë sinjale pajtimi me trajnerin Gasperini, për mesfushën objektivi kryesor është De Paul i Udinezes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb