Inter godet në merkato, teksa ka siguruar për të paktën 5 vitet e ardhshme shërbimet e portierit Andre Onana. Kamerunasi, i cili paraditen e sotme zbarkoi në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” firmosi një kontratë deri në 30 qershor të 2027 me skuadrën zikaltër.

Menjëherë pas firmës 26-vjeçari do t’i bashkohet kombëtares së tij, Kamerunit për të luajtur në Kupën e Afrikës. Zyrtarizimi i transferimit të portierit Onana pritet që të ndodhë brenda muajit shkurt.

Onana vjen tek Inter me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaksit i skadon më 30 qershor. Një goditje në merkato për zikaltrit, sidomos për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: