Victor Moses është virtualisht një futbollist i Inter. Pas lamtumirës nga Lampard, sulmuesi nigerian ka zbarkuar në orët e vona të se hënës në Milano ku do ti nënshtrohet vizitave mjekësore. Moses ishte në formë huazimi tek Fenerbahce, rikthehet në Londër por vetëm tranzit pasi e ardhmja e tij do të jetë me fanellën ziklatër, të paktën për 6 muajt e ardhshëm.

Moisez
Moisez

Moses është një nga zbulimet e Contes kur ishte pjesë e Chelsea, nëse vizitat mjekësore do të kalojnë me sukses, sulmuesi do të jetë pjesë e Interit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Inter, ka folur për mediat italiane duke prekur disa tema të nxehta, mbi të gjitha atë të Eriksen:

Inter Milan Confirm Talks To Sign Christian Eriksen From Tottenham
Inter Milan Confirm Talks To Sign Christian Eriksen From Tottenham

“Ne po përpiqemi. Jemi prezantuar tek Tottenham në mënyrë zyrtare. Situata është e ndërlikuar por ne do të përpiqemi ta sjellim në shtëpi. Është një futbollist i madhe dhe është normale që shumë klube mendojnë për të”, u shpreh Ausilio duke theksuar se do të ulen sërish në tavolinë me Conten pasi kjo është një merkato e ndërlikuar ku i duhet jo vetëm të blejnë por dhe të shesin për të qenë në korrekt me rregullat e Fair Play financiar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb