Pas blerjeve të Dumfries dhe Dzekos, Inter është drejt zyrtarizimit të lojtarit të radhës në merkato. Joaquin Correa sapo ka zbarkuar në Milano për tu bërë zyrtarisht pjesë e Interit.

Sulmuesi argjentinas do të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë për t’iu bashkuar sërish ish-trajnerit Simone Inzaghi që e transferoi te Lazio.

Nga ky operacion bardhekalrit do të sigurojnë 31 milionë euro dhe jo 40 sa pretendonte Lotito. Shkak për këtë u bë këmbëngulja e Interit, dhe Tare e Sarri që punuan për të bindur Lotiton të lërë të lirë lojtarin, pasi në kohë të tilla 30 milionë euro nuk janë pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: