Ditë të nxehta në shtëpinë zikaltër. Jo vetëm oferta për Dybala, por në zyrat e klubit këtë të enjte ka qenë i pranishëm edhe Tullio Tinti, agjenti i Bastoni dhe trajnerit Simone Inzaghi.

Pasi flirtoi me titullin kampion deri në javën e fundit, por më dy trofe në xhep, Kupë dhe SuperKupë, drejtuesit e Inter janë të gatshëm ti ofrojnë trajnerit një kontratë të re deri në 2024, kontrata ekzistuese skadonte në qershor 2023.

Akordi verbal dhe shtrëngimi i duarve u arritur ndërsa për të zyrtarizuar rinovimin e kontratës duhet pritur edhe disa javë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: