Pas një nisje rekord që I bëri sezonit, Inter ka kuptuar limitet e tij në javët e fundit. Eliminimi nga Champions League dhe më pas dy barazime radhazi në Serie A, i kanë treuar drejtuesëve zikaltër se ndërhyrja në merkaton e dimrit është e domosdoshme. Për këtë kishte ngritur zërin më parë edhe Antonio Conte, që për shkak të dëmtimeve ka pak opsione në stolin e rezervave.

F3f16be11d147ccdd7a1895ac2f7dd64 1200x675
F3f16be11d147ccdd7a1895ac2f7dd64 1200×675

E sigurt është që me këtë skuadër misioni për titullin kampion vështirësohet shumë. Për këtë arsye, Inter ka vendosur të shpenzojë 50 milion euro në sesionin e janarit në tregun e transferimeve. Në krye të listës së blerjeve është Dejan Kulusevski, mesfushori që luan me Parmën, por në pronësi të Atalantës.

Dejan Kulusevski Parma Calcio 1576607770 28662
Dejan Kulusevski Parma Calcio 1576607770 28662

Kjo e fundit është gati të shesë fubollistin, por kërkon për kartonin e tij 40 milion euro. Marotta po punon për “sconto” nga ana e klubit bergamask, por deri tani nuk ka patur sukses. I njëjti diskutim edhe për Marcos Alonso. Anësori spanjoll i Chelsea gjithashtu kushton shumë. Blutë e Londrës kërkojnë menjëherë 35 milion euro, ndërsa opsioni i parashtuar nga zikaltërit është huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

1cf19f6acb302fc22172f246bef64ab6 Scaled
1cf19f6acb302fc22172f246bef64ab6 Scaled

Ndërkohë janë zbehur ndjeshëm emrat e përfolur javët e fundit. Inter është larguar nga Rodrigo De Paul, për të cilin flitej se kishte arritur edhe një marrëveshje paraprake. Është ftohur edhe pista e Arturo Vidal, pasi Barcelona e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit kilian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: