Interi ka pasur një pasdite pozitive në San Siro, ku ka shkatërruar Bolognan me rezultatin e thellë 6-1. Siparin e golave e hapi Lautaro Martinez, i cili realizoi një gol në minutën e 6-ë të takimit.

Pas tij, do të shënonte me kokë Milan Skrinar, ndërsa në minutën 34-rt do të ishte radha e Nicolo Barrellas për të lënë gjurmë në këtë takim. Me këto shifra u mbyll dhe pjesa e parë, për të vijuar me të dytën. Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 54-të dhe ishte Matias Vecino, i cili shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Dimarcos.

https://twitter.com/i/status/1439268375990083592

Edin Dzeko u përkujdes të shënoj në minutën e 63-të për 5-0 dhe në të 68-tën golin e dytë personal për epërsinë 6-0.

Deri në fund të ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi u dha mundësi edhe disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë në këtë sezon dhe në fund mysafirët gjeten golin e nderit me anë të Arthur Theate (87′), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1.

https://twitter.com/i/status/1439268455170125827

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna renditet e shtata me 7 pikë.

https://twitter.com/i/status/1439278201327521800

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në transfertën e Fiorentina, ndërsa Bologna e pret Genoan.

https://twitter.com/i/status/1439280141864157201

https://twitter.com/i/status/1439281892029775881
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: