6 gola për një pikë, 96 minuta fantastike, shumë futboll, shumë raste për shënim, në fund feston Inter, por jo plotësisht, ai rast i Asllanit i hoqi nga duart kualifikimin direkt për në fazën e 1/8 dhe një sukses të mundshëm historik. Tifozët në “Camp Nou” do ta kujtojnë gjatë këtë përballje me zikaltërit, për më tepër që janë me një këmbë jashtë Champions League, vetëm matematika e mban në lojë.

Të gjithë prisnin një Inter të ndrojtur, një skuadër që do të luante në gjysmë fushë, por në fakt ndodhi e kundërta, Inzaghi nuk ndryshoi as lojtarë e as filozofi. Sigurisht që Barcelona ishte superiore, kishte fjalën e parë, kjo ishte e pritshme, ndërsa kaluan në avantazh në minutën e 40-të me Dembele.

Me fillimin e pjesës së dytë një gafë e Pique, një keq pozicionim i tij, i dha mundësinë Barella-s të realizonte një super gol në minutën e 50-të duke barazuar shifrat. Inter nuk u mjaftua me kaq, edhe pse në letër një barazim ishte super, por në të 63-tën, “demi” Martinez dërgoi topin në cepin e Ter Stegen duke kaluar Inter në avantazh.

Demi
Demi

Më në fund Robert Lewandowski, pas disa tentativa radhazi, gjeti prekjen fituese në minutën e 82-të duke barazuar shifrat në 2-2. Në përpjekje për të mbrojtur rezultatin Inzaghi hodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin, ndërsa më herë aktivizoi edhe Robin Gosens. Me Barcelonën të hedhur përpara, Marinez nxori Gosens përballë Ter Stegen, me anësorin gjerman që nuk fali duke përmbysur sërish rezultatin, një gol që u festua gjatë në radhët e ekipit zikaltër. Për të mbajtur Barçën në lojë, mendoi sërish Robert Lewandowski, teksa në minutën e 92-të, me një goditje me kokë barazoi rezultatin në 3-3.

Itrri
Itrri

Atëherë kur gjithçka dukej e mbyllur, Kristjan Asllani kishte në këmbë topin fitues, kishte mundësi të hidhe në tapet Barcelonën, por i vetëm përballë Ter Stegen, as nuk shënoi e as nuk shërbeu për Mkhitaryan duke shpërdoruar një rast të pa besueshëm, një shans që i hoqi mundësinë Inter të shkruan historinë brenda në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb