Marash Kumbulla pëlqehet shumë nga Inter, ky është një fakt i njohur, një dëshirë e klubit ziklatër e cila përforcohet gjithnjë e më shumë. Prej kohësh, që nga janari, drejtuesit e Inter kanë negociuar me klubin e Verona për të transferuar qendërmbrojtësin kuqezi në Milano por gjërat kanë ndryshuar shumë këtë periudhë në një kohë kur për Kumbullën janë futur në garë shumë klube jo vetëm nga Serie A. Inter ka marrë pëlqimin e lojtarit por më parë duhet të gjejnë akordin me klubin e Verona që kërkon të përfitoj sa më shumë nga shitja e 20-vjeçarit.

Kumbulla
Kumbulla

Kosto e kartonit të Kumbullës varion nga 20-25 milion euro por ka klube si Fiorentina që ofrojnë 35 milion euro dhe një kontratë 5-vjeçare, ofertë për të cilin Inter është vënë në dijeni. Për të djegur konkurrencën e klubit vjollcë, Inter është i gatshëm të shes përfundimisht Dalbert i dhënë në formë huazimi tek Fiorentina dhe të futet sërish në negociata për Nainngolan, lojtar që Fiore e kërkoj me insistim verën e shkuar. Me afrimin e Kumbullës bëhet i sigurt edhe largimi i Godin, një lojtar që pjesën më të madhe të këtij sezoni e ka kaluar në pankinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb