Pas Luka Modric, i kërkuar me insistim Inter, një tjetër mesfushorë kroat, objektiv i klubit ziklatër është në prag rinovimi. Bëhet fjalë për Ivan Rakitic, i vendosur nga Beppe Maroatta në majën e listës së dëshirave. Mediat spanjolle shkruajnë se Rakitic është gati të rinovojë kontratën me Barcelonën. Brenda pak ditësh klubi blaugrana pritet ti ofrojë mesfushorit një kontratë të re, aktualja skadon në 2021.

04 Rakitic Joc
04 Rakitic Joc

Për Inter ky është një tjetër lajm i hidhur pasi Rakitic do të ishte një përforcim cilësorë në mesfushën e tyre. I çuditësh është fakti që ziklaterit vijojnë të insistojë për të afruar në skuadër një mesfushorë kroat, kur dihet tashmë që grupi sllav është kundër Icardit, një detaj i cili të bën të kuptosh që ky është sezoni i fundit i argjentinasit në Milano.

Maxresdefault
Maxresdefault

Pas refuzimit të radhës, Inter ka kthyer vështrimin nga Mateo Kovacic. Piero Ausilio beson shumë tek ky lojtarë i cili në asnjë moment, në asnjë skuadër nuk ka arritur të fitojë statusin si titullarë. Pavarësisht se Chelsea, skuadër ku aktivizohet aktualisht, është në një moment delikat pasi me FIFA i ka bllokuar merkaton, blutë nuk kanë ndërmend të paguajë kartonin e tij. Në këto kushte Kovacic pritet të rikthehet tek Reali, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por as në Madrid, Kovacic nuk është i mirëpritur. Në këto kushte Inter pritet të trokas në dyert e Realit për ta trasnferuar në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb