Inter pret zyrtarizimin e Achraf Hakimi, por ndërkohë hidhet në sulm për një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. Prej kohësh një objektiv fiks, klubi zikaltër kërkon të mbyllë sa më shpejt transferimin e Sando Tonali.

Maxresdefault
Maxresdefault

Mediat përtej Adriatikut flasin për një përshpejtim të tratativave me Brescia. Kjo e fundit është gati të lerë të lirë talentin e futbollit italian për 50 milion euro. Një shifër e lartë për t’u paguar menjëherë nga Inter, që ofron një tjetër formulë. Zikaltërit janë gati të paguajnë 35 milion euro plus një sërë bonusesh lehtësisht të arritshëm. Si pasojë palët janë shumë pranë dhe javën e arshme parashikohet shtrëngimi i duarve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: