Trajneri Simone Inzaghi ka humbur besimin e shumë tifozëve të Interit, pas atij barazimi zhgënjyes pa gola në Genoa ndaj Sampdorias. Tifo-grupi i njohur i zikaltërve, Curva Nord ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh pakënaqësinë për mënyrën sesi Inzaghi po udhëheq ekipin.

“Barazimi banal në Genoa, ndaj skuadrës së parafundit të renditjes ka treguar edhe një herë se me shumë mundësi trajneri Inzaghi nuk di të motivojë skuadrën për ndeshjet ndaj të voglave.

Sjellje prej provincialeje, ajo e skuadrës në pjesën e dytë, ku në vend që të rrezikohej për të marrë tre pikët, qëndron stoike ndaj rreshtimit të saj. Duhej rrezikuar, edhe për faktin që barazimi nuk i shërbente askujt. Jemi Interi dhe të tjerët duhet të na tremben. Duhet të sulmojmë dhe të tregojmë superioritetin, por ndërkohë dukemi si skuadër e mesit të renditjes, që kënaqet me një barazim në transfertë. Pikë të shpërdoruara ato ndaj Sampdorias, edhe për faktin se pas nesh janë plot tre skuadra të gatshme për të përfituar, në hapin e parë fals”- shkruan Curva Nord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: