Më shumë se sa transferimi i Romelu Lukakut, trajneri Inzaghi dhe stafi i tij i gëzohen blerjes së Kristjan Asllanit, ylli kuqezi rezultoi një gjetje e goditur, një lojtar i aftë të mbulojë disa pozicione. Pa diskutim, në cilësi dhe në vlerë, mesfushori kuqezi nuk mund të krahasohet me “bomberin” belg, por në këtë fazë përgatitore më shumë është folur për Asllanin se sa për Lukakun.

Rendimenti i Allsanit është mbresëlënës, aq sa ka futur në “siklet” trajnerin Inzaghi duke e detyruar këtë të fundit të gjejë një zgjidhje për ti bërë vend në formacion, ish futbollisti i Empolin është më shumë se sa një zëvendësues luksi. Sipas La Gazzetta dello Sport, nuk është aspak çudi nëse shohim Brozovic dhe Asllanin në fushë nga minuta e parë në sfida të ndryshme këtë sezon.

Këtë të shtunë, në testin e fundit miqësor, atë kundër Villareal, trajneri Inzaghi duhet të bëjë pa shërbimet e Brozovic i cili nuk do të jetë i grumbulluar si pasojë i një dëmtimi në pulpë. Inzaghi nuk shqetësohet më për këtë pjesë, ndryshe nga një vit më parë, tani e ka një zëvendësues për Brozovic, Kristjan Asllani është gati në çdo moment.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb