Pavarësisht përpjekjeve të Beppe Marottas për të zbutur Mauro Icardin e ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg Interit, mbi të gjitha tani që ziklaterit kanë zbuluar Lautaro Martinez. “El Toro” konsiderohet si e ardhmja e sulmit ziklater dhe sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, Inter është duke menduar ti dhurojë Martinezit një shok sulmi, një mik për të formuar një dyshe ëndrrash.

Lautaromartinez Inter Milan Cropped1ez7m9jx781rc1i0s40dpc6q24jpg
Lautaromartinez Inter Milan Cropped1ez7m9jx781rc1i0s40dpc6q24jpg

Bëhet fjalë për Paulo Dybala, prej kohësh një nga lojtarët e preferuar të Beppe Marottas. Pas zërave të shumtë dhe pas replikave në distancë ndërmjet Marottas dhe Paraticit, duket se në këtë pikë ka diçka të vërtetë. Çështja Icardi bëri më shumë bujë në momentin kur bashkëshortja e tij Wanda Nara rrëfeu një prapaskenë merkatojë, Icardi ishte shumë pranë Juventusit sezonin e shkuar, një çështje e cila pritet të hapet sërish sipas La Gazzetta dello Sport:

La Gazzetta
La Gazzetta

Inter është duke menduar ti jap një imazh të ri sulmit, në dalje është jo vetëm Icardi por dhe rivali i tij më i madh Ivan Perisic, gjithnjë nëse vjen oferta e duhur. Në këto kushte zikaltrit duhet të mendojnë për të gjetur një pasues, emri i Dybala mbetet në listën e dëshirave, sëbashku me Martinez do të formonin një dyshe perfekte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb