Nuk ka paqe ndërmjet Interit dhe Juvetusit, këtë herë “mollë sherri” bëhet Mauro Icardi. Reagimi i parë vjen nga shtëpia ziklatër, presidenti Zhang është i prerë: “Nuk do ta shesin kurrë Icardin tek Juventus. Besoj se do të vijojë të jetë me ne, e konsiderojmë si pjesë të familjes”.

La Gazzetta
La Gazzetta

Për të ndezur dhe më shumë “zjarrin” që ka shpërthyer në shtëpinë e Interit mendoi drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici: “Nuk kemi asnjë kontakt së fundmi me Icardin, të shohim në qershor”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i administratorit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marotta:

Fc Internazionale V Uc Sampdoria Serie A
Fc Internazionale V Uc Sampdoria Serie A

“Icardi tek Juve? Nuk kemi thënë kurrë se dëshirojmë ta shesim. Janë fjalë jashtë çdo logjike. Mund të them edhe un të njëjtën gjë për Dybala. Icardi është një lojtarë i Interit, në këtë periudhë kemi shumë ndeshje të rëndësishme, kjo është e vetmja gjë për të cilin duhet të flasim”, u shpreh Marotta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Inter-Icardi-Juve është shndërruar në një çështje aq të madhe në Itali sa çdo gjë rrotullohet rreth këtij trinomi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb