Alexis Sanchez nuk është pjesë e planeve të Simone Inzaghit dhe Interit. Klubi po punon të gjejë një marrëveshje për pagesën e largimit. Përditësimet për situatën e kilianit vijnë nga “Gazzetta dello Sport”:

“Sanchez është një lojtar i ndarë mes shtëpisë dhe Interit. Sulmuesi nuk është thirrur për miqësoret e kaluara dhe do të vazhdojë kështu edhe për të tjerat, nëse nuk gjendet zgjidhje për të ardhmen e tij.

Ai tha se ishte i gatshëm të largohej nga Interi me ndihmën e një pagese, por vetëm nëse do të gjente një klub që i pëlqen. I cili nuk duket të jetë Marseille, pavarësisht kërkesës së trajnerit Igor Tudor”.

Sulmuesi kilian nuk bën më pjesë në planet e klubit dhe zikaltrit do të provojnë t’i gjejnë një skuadër të re ose të gjejnë një marrëveshje për lamtumirën.

Është e vështirë të bëhet një hipotezë në lidhje me atë që mund të jetë destinacioni i lojtarit, i cili, për shkak të një rroge 7 milionë euro në sezon, ka disa vështirësi që të gjejë një skuadër që të jetë e gatshme ta paguajë këtë shifër.

Futbollist nuk ka ndërmend të heqë dorë as nga një qindarkë nga rroga e tij dhe kjo është ajo që bllokon pjesën më të madhe të negociatave. Ideja e fundit, sipas “calciomercato.com”, duket se është Sevilla e Monchi, por edhe në këtë rast do të duhen rishikuar shifrat e kontratës.

E vetmja gjë e sigurt është se Inter-i nuk ka ndërmend t’i besojë më kilianit sezonin e ardhshëm dhe do të provojë ta largojë me çdo mënyrë të mundshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb