Nuk është një sekret që Inter ka në krye të listës së blerjeve Arturo Vidal. Kryesuesit e Serie A kërkojnë të marrin me çdo kusht shërbimet e mesfushorit në merkaton e janarit dhe për këtë kanë prezantuar ofertën e parë zyrtare te Barcelona. Por zikaltërit duhet të kenë kujdes.

Https Specials Images.forbesimg.com Imageservopy2=1593
Https Specials Images.forbesimg.com Imageservopy2=1593

Klubi katalunjas kërkon të përfitojë nga këmbëngulja e italianëve për të nisur një kundërsulm në merkato. Në shënjestër të kampionëve spanjollë janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Inter, Lautaro Martinez dhe Stefano Sensi. Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të shpenzojë 160 milion euro për dy futbollistët.

Sensi 4 E1566901681263
Sensi 4 E1566901681263

Për sulmuesin argjentinas, të sponsorizuar nga Leo Messi, katalunjasit ofrojnë 110 milion euro. Kjo shifër është e njëjtë me klauozolën për prishje të njëanshme të kontratës që Martinez ka firmosur me Inter. Nga ana tjetër, oferta për Sensi është 50 milion euro. Duket e pamundur që klubi zikaltër të heqë dorë nga këta dy futbollistë në këtë sezon ku kërkon të fitojë titullin kampion në Serie A, por shifrat e prezantuara nga Barcelona, të paktën kanë bërë që drejtuesit e Interit të futen në mendime.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb