Marash Kumbulla vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e futbollit italian. I vendosur në listën e blerjeve të shumë prej klubeve më të mëdhenj të Serie A, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka luksin e zgjedhjes. Pas një tërheqje në javët e fundit, Inter është kthyer sërish në sulm për të marrë shërbimet e futbollistit të talentuar, që shkëlqeu me Veronën deri përpara ndërprerjes së sezonit.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas mediave përtej Adriatikut, Kumbulla mbetet objektivi kryesor për zikaltërit në mbrojtje, por për momentin pengesë bëhet kërkesa financiare për kartonin e 20-vjeçarit. Verona nuk zbret poshtë 25 milion euro, ndërsa për të arritur një “skonto” në tavolinën e tratativave është ulur vetë Beppe Marota. Ndërkohë, në garë për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës janë edhe klube të tjerë të mëdhenj të Serie A si Napoli, Lazio dhe mbi të gjithë Juventus.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: