Ajo që i druheshin më shumë tek Inter, tashmë është një realitet. Në momentin më të mirë të sezonit, Covid-19 trondit skuadrën zikaltër, duke e kthyer atë në një vatër infeksioni. Pas Danilo D’Ambrosio dhe Samir Handanovic, testet e fundit me tamponë kanë nxjerrë pozitivë me Coronavirus edhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Stefan de Vrij dhe Matias Vecino.

Samir Handanovic
Samir Handanovic

Por mund të mos jenë të vetmit. Në klubin interist janë në alarm, pasi skuadra udhëtoi me autobus nga transferta e së dielës kundër Torinos dhe periudha e inkubacionit të virusit shton frikën. Tek Inter do t’i nënshtrohen testeve të tjera, por autoritetet sanitare të Milanos kanë urdhëruar izolimin e skuadrës. Kjo do të thotë se ndeshja e së shtunës kundër Sassuolos ka pak mundësi të luhet. Madje mediat italiane janë të sigurta, megjithësë pritet zyrtarizimi nga ana e Ligës së Futbollit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb