Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të mirë të Interit, pavarësisht formës që shpeshherë është me ulje-ngritje. Në një intervistë për mediat argjentinas, “Demi” e ka pranuar se ky është momenti më i mirë për të qysh kur i është bashkuar zikaltërve.

“Ka pasur edhe momente të tjera kur kam qenë në formë, por më duhet të pranoj se aktualisht jam në formën më të mirë që kur jam bashkuar me skuadrën e Interit. Jam vlerësuar me shiritin e kapitenit, kam shënuar shumë gola dhe po luaj thuajse në çdo ndeshje me të njëjtën vazhdimësi. Sigurisht që kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe klubin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: