Roberto Mancini nuk e ka dhënë ende dorëheqjen, por e ardhmja e tij në stolin e Interit është në fijen e perit. Pas humbjes së pësuar kundër PSG, Mancini ka folur për takimin e së shtunës me presidentin Thohir: “Dorëheqja? Asgjë nuk ka ndryshuar, nuk kam shumë për të thënë. Të presim, të shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vijim”, është shprehur shkurtimisht trajneri i Interit.

Në një kohë kur Mancini po bën gati valixhet, në kampin zikaltër po mendojnë për pasuesin e tij. Ëndrra mbetet Diego Simeone por trajneri i Atletico Madrid është i gatshëm vetëm pas 12 muajsh. Drejtuesit e Interit dëshirojnë një projekt të ri dhe sa më shpejt të jetë e mundur, duke mos dashur të shpenzojnë para në një sezon ku nuk kanë ende asnjë objektiv.

‘Corriere dello Sport.it’ shkruan se në ambientin zikaltër po qarkuan fuqishëm emri i një Holandezi, Fren De Boer. Kandidatura të tjera por më pak të vlerësuara janë Capello dhe Leonardo.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb