Trajneri i Interit, Roberto Mancini, nuk e ka bindur këtë sezon presidentin e klubit, Eric Thohir, i cili po mendon zëvendësimin e tij.

Inter e nisi shumë mirë kampionatin, por pas eliminimit të mbrëmshëm nga Kupa e Italisë, është jashtë çdo gare dhe synimi i vetëm i ekipit është vendi i trete ne kampionat, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kjo është arsyeja pse Interi po mendon largimin e Mancinit, të cilin pritet ta zëvendësoi trajneri i Ajaxit, holandezi Franc De Boer.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: