Nga rifillimi i sezonit deri tek lëvizjet në merkato, Beppe Marotta, drejtori i përgjithshëm i Inter, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, flet për gjithçka, ku sigurisht interesimi ishte i madh për të kuptuar se çfarë po ndodh me çështjen Martinez: “Nuk e di se çfarë mendojnë tek Barcelona, mbase kanë ndonjë alternative tjetër. Un shpresoj shumë që të mos paguajnë klauzolën e tij të largimit. Në rast se do të largohet, atëherë do të vij një tjetër top player”.

La Gazzetta
La Gazzetta

Martinez është vetëm një nga emrat më të lakuar, në dalje, ndërsa në hyrje janë të shumë emrat që përfliten, një prej tyre është edhe Frederico Chiesa. Sulmuesi i Fiores është gjithashtu edhe një objektiv i Juves: “Fiorentina ka pritshmëri shumë të larta ekonomike për lojtarin, për këtë arsye nuk jemi ulur për të diskutuar”, vijon më tej Marotta duke u ndalur më pas tek Dybala: “Është një nga talentet më të mëdhenj. Vitin e shkuar kishim pritshmëri të madhe se mund të vinte, sot diskutimi është ndryshe pasi është shndërruar në një nga liderët më të rëndësishëm tek Juventus”, u shpreh Marotta
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb