Beppe Marotta nuk ka asnjë dyshim, është i qartë se ku duhet të përqendrohet Inter nga këtu e deri në fund të sezonit. Zikaltërit po kalojnë një moment të vështirë teksa në 6 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 6 pikë:

“Ky moment jo nuk duhet të kushtëzojë objektivat tanë që mbeten fitimi i titullit kampion në Serie A dhe Kupa e Italisë”, u shpreh administratori i deleguar i Inter i cili më pas u pyet në lidhje me Lukakun.

Marotta nuk preferoi ti përgjigjej kësaj pyetje, duke i bërë “bisht”, ndërsa kur u pyet mbi afrimin e tij më të rëndësishëm në karrierë kishte një emër të veçantë, Andrea Pirlo, jo vetëm një nivel futbollistik por dhe si lidership, Pirlo për të nuk ka të krahasuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb