Në shtëpinë ziklatër vijon të flitet për një revolucion në fund të sezonit por kur bëhet fjalë për trajnerin e ri, drejtori i deleguar Beppe Marotta është i prerë: “Spalletti nuk preket”. Për momentin, Inter nuk dëshiron të ndryshoj timonier, fundja kjo është logjikë në këtë pikë të sezonit, ku i duhet ende të sigurojnë një vend në Champions League, një objektiv që mban peng jo vetëm të ardhmen e trajnerit të ri por të merkatos.

Inter Marotta
Inter Marotta

Në sytë e Marottas, Spalletti nuk është shumë fajtor për situatën ku ndodhet Inter, iu desh të merrej më shumë gjëra që nuk i takonin, mbi të gjitha çështja Icardi i kushtoj shumë. I pyetur mbi këtë temë Marotta ishte i qartë: “Spalletti do të jetë trajneri i Interit edhe sezonin e ardhshëm, ka një kontratë dhe jemi të lumtur”.

Conte
Conte

Prej kohësh është folur se Conte pritet të jetë pasuesi i Spallettit, por kostot ekonomike të këtij ndryshimi janë shumë të mëdha, fundja ndërmjet dy trajnerëve nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe, për momentin e vetmja gjë e rëndësishme është sigurimi i një vendi në Champions League, më pas diskutimi mund të ndryshojë sërish.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb