Lautaro Martinez ishte një nga emrat më të lakuar në merkato përpara se bota të pushtohej nga COVID-19. Sulmuesi argjentinas ishte kthyer në prioritet kryesorë në shtëpinë e Barcelonës aq sa në këtë tratative u përfshi edhe vetë Leo Messi duke u përpjekur të bind bashkëkombësin e tij. Në fund, Barça nuk mund dot të gjejë paratë për të paguar klauzolën e tij të largimit, një shumë prej 111 milion euro. Emri i Martinez u lidh shpesh edhe për një kalim të mundshëm në Premier League ku Pep Guardiola e kishte vendosur në listën e tij të dëshirave. Situata tashmë ka ndryshuar shumë pasi edhe vetë Martinez është bindur për të vijuar karrierën e tij me fanellën zikaltër.

Martinez
Martinez

Sipas “Tuttosport”: Inter dhe Martinez janë shumë pranë rinovimit të kontratës, firmë e cila pritet të vijë brenda këtij muaji. “Demi” do të firmos një kontratë të re deri në 2024, sigurisht me terma të përmirësuar në aspektin ekonomik. Nga kontrata e re, Martinez do të përfitojë 4,5 milion euro në sezon plus bonuese të ndryshe, aktualisht përfiton 2,5 milion euro. Palët kanë gjetur konsensus edhe për shfuqizimin e klauzolës së largimit prej 111 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: