Inter ka nisur një fushatë të vërtetë në tregun e transferimeve duke u shndërruar në një nga ekipet me aktive në Serie A. Zikaltërit synojnë të zbresin Milan nga froni teksa vetëm në dy ditët e fundit kanë prezantuar katër blerje, Romelu Lukaku, Kristjan Asllani, Mikhitarian e Onana, ndërsa janë në pritje të Dybala.

Jo vetëm merkato në hyrje, nga Milano mund të largohet edhe dy qendërmbrojtës. Milan Skriniar është me një këmbë jashtë pasi për qendërmbrojtësin slloven interesohen shumë klube, mbi të gjitha PSG. Inter kërkon 80 milionë euro kesh por sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltërit mund të dorëzohen për 70 milionë euro ose 60 kesh plus kartonin e Draxler.

Inter
Inter

Jo vetëm Skriniar, e pa qartë është edhe e ardhmja e De Vrij, me holandezin që i skadon kontrata në qershor 2023. Nëse nuk kemi të reja për rinovimin e kontratës, De Vrij pritet të shitet pasi ofertat për të nuk mungojnë, së fundmi Man.United e ka vendosur në listën e prioriteteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb