Antonio Conte e kishte thënë përpara derbit dhe e përsëriti pas humbjes: “Nuk mund të ankohemi për mungesa apo për motive të jashtme( rastet pozitiv me Covid-19) por duhet të luajmë me përgjegjësi”. Në fakt Inter e humbi derbin si pasoj e gabimeve të tyre. Reparti që zhgënjeu më shumë ishte pikërisht mbrojtja, reparti ku Conte kishte dhe më shumë mungesa.

Pavarësisht se në këtë sfidë duhet të bënte pa Bastoni dhe Skriniar, Inter ka zhgënjyer edhe në sfidat e tjera, 8 gola të pësuar në 4 ndeshje janë shumë për një skuadër që pretendon titullit kampion. Jo vetëm mbrojtja por as pjesa tjetër e ekipit nuk është se shkëlqeu, dukshëm Interit i mungon ekuilibri mes reparteve. Vetëm Barela dhe Lukaku nuk stonuan, Perisic dukej i humbur në krahun e majtë, Vidal e Martinez shumë të lodhur fizikisht ndërsa Eriksen mbetet një enigmë më vete. Danezi vinte nga një moment i mirë me përfaqësuesen por me Inter i mungon fantazia në këmbë, e ka të vështirë të shpërndaj topit dhe të jetë përcaktues. Eriksen po bën afro një vit që kur zbarkoi në Itali por në asnjë moment nuk është ngritur në lartësinë e emrit të tij, edhe nga ai kërkohet një reflektim i shpejtë. Pas derbit të humbur, në shtëpinë zikaltër duhet të bëjnë edhe një herë llogaritë, kërkohen një kthesë e menjëhershme, që në sfidën e së mërkurës në Champions kundër Gladbach.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: