Inter ka marrë fitoren e 7-të radhazi në Seria A dhe të fundit për 2020. Zikaltërit kanë fituar me vështirësi në transfertën e Hellas Verona, por gjithsesi ka dalë me 3 pikë në fund.

Lautaro kaloi fillimisht Interin në avantazh në minutën e 52-të, teksa Ilicic barazoi shifrat. Zikaltërit do të reagonin shpejt për 7 minuta me Skriniar që shënoi golin e fitores.

Tashmë Inter pret një ndalesë të Milanit ndaj Lazios. Në rast se Milan humbet ose barazon, atëhere Inter shpallet ‘kampion dimri’ në Seria A, në rast të kundër kuqezinjtë e marrin këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb