Inter ka ndjekur hapin e rivalëve kryesorë në luftën për titull duke fituar ndaj Bolonjas.
Pas Lazio-s dhe Juventusit, duket se dhe zikaltërit këtë javë nuk kanë falur duke marrë 3 pikë përballë një rivali modest si Bolonja.
Lukaku dhe Hakimi shënuan në pjesën e parë për të besuarit e Contes, kurse në pjesën e dytë Vintago shkurtoi diferencat, por vetëm për 3 minuta pasi Hakimi do të realizonte sërish për të mbyllur hesapet e sfidës.
Tashmë Inter kalon Juventusin në renditje dhe shkon në 21 pikë, 2 më pak se Milan që ka një ndeshje më pak.
(BalkanWeb)