Me pesë lojtarë pozitiv në skuadër, Nainggolan, Gagliardini, Bastoni, Radu dhe Skriniar, Antonio Conte duhet të bëj mirë llogaritë përpara derbit të Milanos. Sigurisht që tekniku ziklatër ka në dispozicion një grup të mjaftueshëm për të përballuar një situatë të tillë por mungesat vijnë në disa pozicione specifike. Në pritje të tamponëve të dytë, Conte bën llogaritë pa këto 4 lojtarë dhe i duhet të gjej zgjidhje alternative. D’Ambrosio shihet si mbrojtës qendre i djathtë ndërsa Kolarov në të majtë, i pa prekshëm mbetet De Vrij.

084323945 9dec99b5 1b8d 442e 85cb 73beee00d8ee
084323945 9dec99b5 1b8d 442e 85cb 73beee00d8ee

Diskutimi është ndryshe sa i përket mesfushës pasi ky është reparti më shumë i populluar. Nainggolan nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e parë, mungesa e tij ka pak rëndësi. Gagliardini është një pikë e rëndësishme, mungesa e tij shqetëson jo pak Conte. Zëvendësuesi i tij mund të ndryshoj edhe modulin e lojës, nëse vendos të aktivizoj Eriksen mund të kaloj në skemën 3-4-1-2. Preferenca e parë në këto momente është Brozovic pasi aktivizimi i tij i jep mundësi Conte të ruaj skemën e preferuar, 3-5-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: