Mediat në Itali e quajnë të kryer kalimin e Romelu Lukakut te Chelsea, për një shifër rekord prej 130 milion eurosh, që do e bënte belgun, blerjen më të shtrenjtë në Angli dhe shitjen më të shtrenjtë në Itali.

Romelu gjatë karrierës së tij e ka veshur edhe 2 herë të tjera fanellën e bluve, madje, debutimin në një skuadër të madhe në Evropë, e ka bërë pikërisht në Londër.

Mirëpo debutimet e para të tij, nuk kanë qenë në nivelet e pritur, e madje, sulmuesi në 2012 ka lëshuar kritika të ashpra ndaj klubit dhe trajnerit të atëhershëm Andres Vilash Boash.

“Nuk e kam prekur Champions-in as me gisht”, ndërsa pohimet pasuese: “Në stërvitje nuk kisha kurrë një rol fiks”, “I kam thënë shumë herë klubit çfarë mendoja”, “Humba vendin në kombëtare, sepse nuk luaja me Çelsin” dhe “Dua të qëndroj në një ekip të madh dhe të luaj rregullisht”, ishin tregues të situatës konfuze që po kalonte belgu. Në 2013 kur ishte në huazim tek Evertoni, 28-vjeari pohoi: “Me Çelsin ekziston një raport i çuditshëm, e kam ndjerë disa muaj më parë”, ndërsa në qershor të këtij viti ka ardhur deklarata e tij e fundit që prekte londinezët:

“Interi është më i mirë se Çelsi, në Milano pata sukses kurse Londra është një dështim”. Nuk dihet si do të jetë eksperienca e ardhshme e Lukakut, por duke marrë parasysh se do të rikthehet në një ambient që nuk e ka dashur, kurioziteti ngelet i shumtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: