Inter ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A dhe kështu vulos formën e mirë që po kalon me tre fitore radhazi në kampionat. Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve të Interit, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën ta gjejnë edhe rrugën e rrjetës. Luhej minuta e 12-të e ndeshjes kur në skenë doli Lautaro Martinez, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0 pas asistit të Dalbert Henrique. Në vazhdim të kësaj pjese Interi menaxhoi mirë lojën dhe shkoi në dhomat e zhveshjes me epërsi minimale. Në pjesën e dytë, Interi përsëri ishte më e mirë, por edhe Cagliari pati rastet e veta të rrezikshme. Antonio Candreva në minutën e 65-të pati rastin më të mirë për Interin, por goditja e tij u prit nga portieri, ndërsa në minutën e 73-të për Cagliarin shënoi me dorë Daniele Dessena, gol i cili u anullua pasi gjyqtari i takimit pa sistemin VAR. Kur pritej që ndeshja të përfundonte 1-0 në skenë doli Matteo Politano, i cili shënoi një supergol për 2-0 dhe me këtë vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Pas kësaj fitoreje, Inter tani ka 13 pikë dhe momentalisht ndodhet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Cagliari në vendin e 16-të me 6 pikë. Javën e ardhshme zikaltërit udhëtojnë drejt SPAL, ndërsa Cagliari pret në shtëpi Bolognan. (o.k/BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=SKAl0zlnRZc

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb