Ndeshja që luhet sot në ora 12:30, mes Inter dhe Milan ka thyer rekord të shitjes së biletave, duke pasur 4 milionë euro të ardhura. “Madonnina” ka thyer rekordin e ndeshjes së luajtur në shtator mes Inter dhe Juventus që ka pasur 3.94 milion euro të ardhura nga shitja e biletave.  “Gazzetta dello Sport” shkruan se ndeshja e sotme për shkak të orarit që i përshtatet edhe tregut aziatik, pritet të shikohet në TV nga rreth 862 milion njerëz në mbarë botën. Pra tashmë nuk kemi vetëm një derbi milanez por edhe një derbi kinez. Derbi i Milanos Inter-Milan vlerësohet si ndeshja me e shikueshme në televizione në gjithë historinë e futbollit italian. Kështu ka bërë të ditur Lega e Serisë A nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Në zonën evropiane ndeshja do te transmetohet nga 20 televizione me nje shikueshmëri prej 186 milionë tifozë, ndërsa ne zone e Amerikës qendrore dhe Jugore do te transmetohet nga 3 televizione me një shikueshmëri prej 98 milionë tifozë. Derbi i ditës së sotme do të jetë ndeshja e parë e skuadrës kuq e zi pas kalimit të pronësisë tek kinezi Yonghong Li. Interi shihet si favorit ndaj Milanit, ku sipas kompanive të basteve sportive, Interi, që është vendas në këtë ndeshje, shihet favorit për të triumfuar në derbi. Ndeshja e parë e këtij sezoni ka përfunduar pa fitues, 2:2.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: