Monza ka siguruar mbijetesën në Serie A, pasi po bën një sezon pozitiv. Administratori i deleguar i këtij klubi Adriano Galliani në një intervistë të dhënë ka prekur çështje të ndryshme, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe derbin mes Milanit dhe Interit në  gjysmëfinale të Champions League.

“Po bëjmë një kampionat të jashtëzakonshëm, objektivi real ishte mbijetesa, por siç më ka mësuar Silvio Berlusconi, më mirë të kesh ambicie dhe për këtë arsye kam folur për vendin e 10-të në renditje. Pastaj një pikë më shumë apo një më pak nuk ka shumë ndryshim.

Euroderbi në gjysmëfinale? Italia do të ketë një skuadër në finalen e Championsit dhe kjo është diçka shumë e bukur. Nuk po iu them çfarë mendoj unë, sepse kam një marrëdhënie shumë të mirë me Interin (qesh). Kohët e fundit kam folur me Ancelottin, kemi kujtuar finalet e Championsit që kemi luajtur me fanellën kuqezi, edhe kjo e radhës do të luhet në Stamboll…” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb