Inter-Milan është gjithnjë një sfidë e veçantë pavarësisht kushteve dhe pozitave që ndodhen dy rivalët e përjetshëm. Derbi i Madonina ka ditur gjithnjë të dhuroj spektakël, kështu pritet të jetë edhe këtë të shtunë, për më tepër që në fushë do të jenë dhe dy gjigand si Lukaku dhe Ibrahimovic. Në plan të parë të dy sulmuesit janë shumë të ngjashëm si në fizik ashtu dhe në lojë, të dy janë shumë përcaktues për ekipet respektive, thjeshtë kanë një diferencë shumë të madhe në moshë, Lukaku 27 ndërsa Ibra 39-të.

Lukaku Sky Sport
Lukaku Sky Sport

Lukaku po kalon në Milano momentin e tij më të mirë në karrierë, mbylli sezonin e tij të parë me 23 gola, një mesatare prej 0,67 gola për ndeshje, sezoni i tij më i mirë në karrierë. Edhe këtë sezon e ka nisur me këmbën e mbarë, me Inter dhe përfaqësuesen e Belgjikës ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje, vetëm Haaland ka bërë më mirë.

Ibra
Ibra

Ibra ka qenë i mbërthyer nga Covid-19 por sërish edhe këtë sezon vërtetoi se mosha është thjeshtë një numër për të, 2 gola ka shënuar suedezi, një më pak se Lukaku. Të shtunën tifozët kanë një arsye më shumë për të ndjekur Inter-Milan, një sfidë brenda sfidës është edhe ajo Lukaku-Ibrahimovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb