Inter ishte një nga ekipet më aktive në merkaton e verës, një revolucion i vërtetë nën firmën e Antonio Contes. Jo vetëm në hyrje por klubi nga Milano ishte aktiv dhe në dalje duke larguar disa të padëshiruar si Perisic dhe Mauro Icardi. Klubi ziklatër ka ende në pronësi 4 lojtarë me shumë vlerë, të dhënë në formë huazimi nëpër botë, Icardi, Perisic, Joao Mario dhe Gabigol, një “poker” i vërtetë ziklatër që nëse do të shiteshin përfundimisht do ti sillnin arkave të klubit plot 130 milion euro. Me këtë shumë, presidenti Zhang do të rregullonte balancat e sezonit të fundit por do ti jepte mundësi të ishin sërish aktiv në hyrje.

Icardi
Icardi

I marrim me radhë: Icardi u transferua te PSG me një çmim të fiksuar prej 70 milion euro, në rast se klubi francez vendos ta blejë përfundimisht. Icardi mund të kthehet në një pikë fikse në të ardhmen duke parë dhe dëshirën e Cavanit dhe Neymar për tu larguar.

Ivan Perisic
Ivan Perisic

Situata është e njëjtë edhe për Perisic, kroati është përshtatur shpejt te Bayern, klub që pagoi 5 milion euro për huazimin ndërsa çmimi i fiksuar për blerjen përfundimtare është 20 milion euro, shifër mesë e përballueshme për një klub si Bayern Munich.

Joao Mario
Joao Mario

Joao Mario u dha në formë huazimi te Lokomotiva e Moskës, klub ku menjëherë u shndërrua në titullar fiks, 18 milion euro është çmimi i vendosur për të shitjen përfundimtare.

Rasti i fundit është Gabigol, i dhënë në formë huazimi te Flamengo. Shifrat e tij janë të frikshme: 24 gola dhe 5 asiste në 29 ndeshje. Çmimi për sulmuesin brazilian shkon nga 20-30 milion euro, por Inter po qëndron në pritje të ofertave të tjera nga Europa. Në rast së të katër këto lojtarë vendosin të mos kthehen më në Milano, Inter mund të përfitoj një shumë fantastike, 130 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb