Inter po projekton një merkato të rëndësishme, të paktën 4 pista janë të hapura. Emri i parë dhe më pranë është Olivier Giroud. Diferenca ndërmjet kërkesës dhe ofertës është reduktuar në vetëm 1 milion euro, që në javën e ardhshme “bomberi” francez mund të zbarkoj në Milano.

Olivier Giroud
Olivier Giroud

Hapa përpara edhe për Ashly Young, i cili nuk është grumbulluar për sfidës e së shtunës kundër Norwich, Inter dhe United janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes, mbetet vetëm për tu zbuluar se kur do të transferohet Young, në janar apo në fund të sezonit.

Eshli Jang
Eshli Jang

Diskutimi është pak më ndryshe për dy objektivat e tjerë, Eriksen dhe Vidal. Marotta po ndjek nga pranë situatën e fantazistit danez me dëshirën për ti dhuruar Contes menjëherë një alternative shumë cilësore në mesfushë. Këto ditë është parë në Milano agjenti i Eriksen i cili kërkon 10 milion euro neto në sezon. Oferta e Interit për Tottenham është 15 milion euro plus bonuese.

Eriksen
Eriksen

Pak më e ndërlikuar është pista Vidal. E ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me atë të Valverdes. Nëse Valverde qëndron deri në fund të sezonit, Vidal mund të bëj lehtësisht gati valixhet për tu transferuar në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb