Inter po përjeton një sezon fantastik në Serie A, vijojnë betejën e tyre kokë më kokë me Juven për titullin kampion, një betejë që kërkojnë ti shkojnë deri në fund. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Antonio Conte ka paralajmëruar prej kohësh drejtuesit e klubit, kërkon përforcime për një sezon të gjatë dhe të lodhshëm. Nuk është më një sekret që klubi ziklatër ka vendosur në majën e dëshirave, Arturo Vidal, një objektiv që Marotta e mban të ndezur.

Eriksen
Eriksen

Në të njëjtën kohë, Marotta po punon edhe mbi pistën Eriksen, këtë herë kërkojnë të joshin Tottenham duke përfshirë në tratativa edhe kartonin e Vecino, lojtar për të cilin të dy palët kanë nisur negociatat. Për sezonin e ardhshëm, Inter me sa duket ka rezervuar edhe Ashley Young.

Eshli Jang
Eshli Jang

Kapiteni i Man.United nuk mund të largohet në janar por as Young nuk ka ndërmend të qëndroj më gjatë në “pallatin e ëndrrave” duke refuzuar ofertën e United për të rinovuar kontratën. Anësori duke i bindur për të veshur fanellën ziklatër herët apo vonë.

Olivier Giroud
Olivier Giroud

Objektivi i fundit, është gjetja e një alternative për dyshen Lukaku-Lautaro. Inter vijon të besoj se mund të transferoj në Milano, Olivier Giroud. Drejtuesit e klubit janë takuar me agjentin e sulmuesit francez por më parë duhet të gjejnë akordin me Chelsea, blutë kërkojnë menjëherë 8-10 milion euro për ta lënë të lirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb