Jo vetëm pronësia, pasi Inter përgatitet për një revolucion të vërtetë sa i përket imazhit. Klubi zikaltër do të ndryshojë emrin dhe logon e tij historike, duke nisur nga muaji mars. Football Club Internazionale Milano është emri i regjistruar që nga krijimi i tij, ndërsa me fushatën e re që lidhet me marketingun do të titullohet thjesht Inter Milano.

091210025 Ad13d8e3 7025 4810 8628 D79a98e8e916
091210025 Ad13d8e3 7025 4810 8628 D79a98e8e916

Për këtë “restyling” kompania Suning që ka pronësinë e klubit po punon prej muajsh, ndërsa kërkon ta prezantojë zyrtarisht më 9 mars. Ndryshimi i emrit shoqërohet edhe me ridizenjimin e logos historike të krijuar që në vitin 1908. Këto rinovime nuk janë diçka e re në botën e futbollit, ndrësa vetëm pak vite më parë Juventus iu nënshtrua një revulucini në imazhin e tij. Gjithsesi, jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë risi në klubin zikaltër. Një pjesë e mirë e tifozëve zikaltër kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë ndryshim në emër dhe logo si të papranueshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: