Inter prezanton zyrtarisht logon dhe sloganin e ri, me të cilat klubi zikaltër kërkon të shoqërojë triumfin në këtë sezon dhe nisjen e një cikli fitues. “Emri im është historia”, tekst ky që bashkangjitet me stemën e re, ku dominojnë gërmat “I” dhe “M”. Ato kërkojnë të rivlerësojnë raportin e skuadrës me Milanon, si një lëvizje për të modernizuar imazhin e klubit në një erë të re në tregun botëror.

Bashkë me logon e re janë hedhur në treg një sërë produktesh zyrtare, megjithëse ajo do të shfaqet në fanelat e skuadrës vetëm në sezonin e ardhshëm. Risitë në imazh, vijnë në një moment të mirë për klubin zikaltër, që ka shuar edhe dyshimet mbi të ardhmen. Vetëm dy ditë më parë, padronët kinezë të “Suning” i hapën rrugë financimit të pagave të prapambetura të futbollistëve si dhe shlyerjes së këstit të parë për blerjen e kartonit të Ashraf Hakimi nga Real Madrid. Ndërkohë, edhe Covid-19 po çliron të besuarit e Antonio Conte, pasi Handanovic dhe Vecino janë shëruar plotësisht.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: