E ardhmja e Inter është akoma në duart e…Handanovic, të paktën edhe për një tjetër vit. Zikaltërit kanë afruar Andre Onana nga Ajax por pasuesi i tij nuk ofron shumë garanci vjen pas një viti jo pozitiv. Inter me sa duket ka akoma nevojë për Handanovic, kjo u pa qartë edhe në sfidën kundër Bologna ku një gafë e Radu i largoi nga titulli.

Handanovic
Handanovic

Portieri slloven është në skadencë të kontratës, i përfundon në fund të këtij sezoni, për këtë arsye drejtuesit e klubit do ti ofrojnë një kontratë të re 1-vjeçare por me një ulje të ndjeshme të pagës, nga 4,2 milionë euro në sezon në 3 milionë euro.

Ivan Perisic 3 1536x1024
Ivan Perisic 3 1536×1024

Një kapitull më vete është edhe e ardhmja e Perisic, kroatit gjithashtu i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, palët do të takohen më 23 maj për të diskutuar mundësinë e rinovimit pasi Perisic po kalon një moment shumë të mirë, madje është rikthyer edhe të shënojë. Kroati dëshiron të qëndrojë tek Inter por kërkon një kontratë 2-vjeçare dhe 5 milionë euro në sezon, ndërsa Inter i ofron një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe 4 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb