Inter po përgatitet për revolucion, me presidentin e Zhang që kërkon të ndërtoj një skuadër të re. Sigurisht që në shtëpinë zikaltër kanë nisur prej kohësh të përpilojnë të ardhmen, janë të shumtë emrat në hyrje dhe në dalje.

Ideja e numrit një të klubit është të piketojnë fillimisht bazën e ekipit, objektivi i tij dhe stafit drejtues është krijimi i një bazë solide me lojtarë të rinj që e ndjejnë fanellën, mundësisht lojtarë italian. Dy prej tyre, që tashmë e kanë vërtetuar këtë janë Asllani dhe Bellanova, dy talente të pastër.

Inter Asllani
Inter Asllani

Pavarësisht se nuk ka qenë brilant në këtë kalim të tij në “San Siro”, Asllani ka vërtetuar se është një futbollist që ka shumë klas dhe personalitet në këmbët e tij, pa diskutim një lojtar që i përket të ardhmes.

Asllani Valencia
Asllani Valencia

Së fundmi emri i Asllanit është lidhur shpesh me transferimeve të mundshme larg Milano, në përgjithësi si pjesë e negociatave për shkëmbim lojtarësh, e fundit ishte një kalim i mundshëm në La Liga ku Inter mund ta përdorte për të arritur te mbrojtësi i Valencias, Thierry Correia, por ‘Calaciomercato.com’ ka një tjetër version: Asllani është i pashtitshëm, pjesë e Interit të së ardhmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb