Në media bëri jo pak buje lajmi se sheikët saudit do të blinin edhe klubin e Inter por i menjëhershëm nga qenë reagimi nga ana e pronarëve kinez. Presidenti Steven Zhang mohoi në mënyrë kategorikë këtë lajm duke theksuar se projekti i tyre është afat gjatë dhe as që kanë ndërmend të heqin dorë nga pronësia mbi klubin ziklatër.

Zhang për momentin ndodhet në Kaliforni për punë që nuk lidhen me Inter por do të rikthehet për ti ndjekur live në finalen e Superkupës më 12 janar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të takuar nga pranë edhe disa lojtarë si Brozovic dhe për të diskutuar detajet e fundit që lidhen me rinovimin e kontratës.

Në lidhje me merkaton e janarit nuk parashikohen lëvizje të mëdha, nuk ka asnjë buxhet ekstra, por në çdo rast do të vlerësohet çdo okazion i mundshëm që mund të dalë. Të gjithë lëvizjet e presidentin Zhang konfirmojnë se dëshira e tij nuk është për të shitur Inter por për të vijuar projektin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: