Një ndër dështimet e shumta në merkaton e Interit ndër vite është edhe Kondogbia, i cili është drejt largimit nga zikaltërit. Mesfushori francez është pranë kalimit te PSG dhe palët kanë filluar bisedimet mes tyre. Mesfushori francez dështoi pas kalimit në Serinë A nga Monako, teksa me Interin ka qenë totalisht në hije gjatë kohës që ka luajtur aty. Tani PSG e kërkon në ekip për të patur më shumë alternativa në ekip, teksa Interi kërkon 25 mln euro për ta lënë të lirë, por së fundmi mediat franceze raportojnë edhe një shkëmbim Kondogbia-Loucas Moura.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb