Lautaro Martinez ka qenë dhe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Sulmuesi argjentinas u përfol për një kalim të sigurt në Barcelonë por në fund rezultoi se blaugranat nuk kishin para mjaftueshëm për të bindur Inter. Sigurisht Barça mbetet ende një temë e hapur por në garë për të siguruar shërbimet e “demit” është futur edhe Man.United.

Martinez
Martinez

Sipas “Don Balon”, “djajtë e kuq” kanë piketuar Martinez si pasuesin e Cavani. Uruguaiani është 33-vjeç dhe nuk mund të planifikojnë të ardhmen me të në sulm, për këtë arsye shohin te Martinez pasuesin ideal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb